Rama “lan duart” nga Balluku? SPAK në dyert e Kuvendit, a do ketë kërkesë të dytë?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të përballet vetë me çështjen e saj përballë drejtësisë, duke theksuar se në këtë proces nuk mund të ndërhyjë për ta mbrojtur. Deklarata, e bërë në podcastin “Flasim”, vjen në një kohë kur hetimi ndaj Ballukut nga SPAK është zgjeruar. Në mars, Kuvendi rrëzoi me 82 vota kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj, ndërsa sot ish-ministrja nuk mban më funksion qeveritar dhe vijon të hetohet në gjendje të lirë. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka bërë të ditur se ka identifikuar pasuri që dyshohet se lidhen me Ballukun, përfshirë një vilë në Palasë, e cila sipas hetimit dyshohet se ishte në pronësi faktike të saj, por ishte regjistruar në emra të tjerë....
Burimi:
ntv.al