Rama kundër rritjes së pagave: Gjyqtarët paguhen 500 euro më shumë se në Greqi, duan edhe 2000 të tjera

Rama kundër rritjes së pagave: Gjyqtarët paguhen 500 euro më shumë se në Greqi, duan edhe 2000 të tjera

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tabelë ku krahason pagat mujore të gjyqtarëve në Shqipëri me ato të disa vendeve europiane dhe të rajonit. Sipas të dhënave të publikuara nga Rama, gjyqtarët në Shqipëri renditen aktualisht në vendin e dytë për nivelin e pagës, pas Rumanisë, me rreth 3,241 euro në muaj. Në renditje, pas Shqipërisë vijnë Sllovenia me rreth 2,842 euro dhe Greqia me 2,702 euro në muaj. Mali i Zi renditet në vendin e tetë, me një pagë prej rreth 1,958 euro. Rama ka komentuar gjithashtu kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Shqipëri. Sipas tabelës së publikuar prej tij, nëse rritja e kërkuar do të miratohej, paga mujore do të arrinte rreth 4,886 euro, duke e renditur Shqipërinë...