Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Krijimi i shoqatave lokale për mbrojtjen e territorit dhe një fond për mbështetjen e tyre është një nga nismat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, ku diskutoi për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e natyrës. Sipas Ramës, shoqatat do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit për të evidentuar dhe sinjalizuar në kohë problematika si mbetjet, pastrimi i pyjeve, rreziku nga zjarret, ndërtimet pa leje dhe prerjet e paligjshme. “Të bëjmë partneritet mes Ministrisë së Mjedisit dhe një komuniteti që krijon një shoqatë, një këshill të përbashkët dhe që merr përsipër të bëjë disa gjëra më shumë. Secili ka punën e vet por së bashku në një territor të caktuar, dhe kujdesen për të duke lajmëruar në kohë kur ka një problem të...