Rama: Kemi gjithnjë e më pak mësues, profesori i matematikës drejt “humanoidit”

Rama: Kemi gjithnjë e më pak mësues, profesori i matematikës drejt “humanoidit”

Kryeministri Edi Rama ka folur për mungesën e mësuesve të matematikës dhe mundësinë që teknologjia të përdoret në të ardhmen për të plotësuar këtë boshllëk në sistemin arsimor. Gjatë podcastit “FLASIM”, Rama tha se mungesa e mësuesve të matematikës është një problem që pritet të bëhet edhe më i madh në vitet e ardhshme. Sipas tij, gjithnjë e më pak të rinj zgjedhin të studiojnë për këtë profesion, ndërsa mësuesit aktualë po dalin gradualisht në pension. Kryeministri ngriti si mundësi përdorimin e teknologjisë për të zëvendësuar mësuesin e matematikës në klasë, duke theksuar se ky është një problem që po haset edhe në vende të tjera europiane, si Italia dhe Franca. Rama tha se e sheh këtë zhvillim si një të ardhme shumë të afërt...