Rama jep afatin për BE-në: Nisim mbylljen e kapitujve para fundit të vitit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, me synimin që procesi të nisë para fundit të këtij viti dhe të vijojë me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve gjatë vitit të ardhshëm. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama tha se qeveria shqiptare vijon të ketë, sipas tij, “vullnet të hekurt” për të çuar përpara procesin e integrimit europian. “Procesi tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve”, deklaroi Rama. Kryeministri u ndal edhe te Plani i...
Burimi:
ntv.al