Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana Spahiut për dekretim

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana Spahiut për dekretim

Kryeministri Edi Rama ka dërguar emrin e Klodiana Spahiut te Presidenti për dekretim, si ministre e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Presidenti ka tashmë 7 ditë në dispozicion për të dekretuar emrin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë. Klodiana Spahiu do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pas dorëheqjes së Evis Salës një ditë më parë. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”, në vitin 1997. Më pas, në vitet 1998–2002, është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-Doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Facoltà...