Rama godet pagamarrësti me 700-mijë lek në muaj: Do të tatohen me 32%, nga 23% aktualisht

Rama godet pagamarrësti me 700-mijë lek në muaj: Do të tatohen me 32%, nga 23% aktualisht

Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi të ardhurat, që do të arrijë në 32%, nga 23% që është aktualisht. Paketa e re fiskale parashikon vendosjen e një shkalle të tretë tatimore për pagat e larta, ndërsa për pagat nga 200 mijë deri në 700 mijë lekë parashikohet lehtësim i barrës tatimore. Ndryshimet janë pjesë e propozimeve për rishikimin e ligjit nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, që synojnë ndryshimin e strukturës progresive të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi. Sipas propozimit, për herë të parë do të vendoset një normë marxhinale tatimore prej 32% për pagat bruto mbi 700 mijë lekë në muaj, që korrespondon me një...