RAMA FUT NË PANIK INSPEKTORËT/ KAMERA NË TRUP, ÇDO KONTROLL NËN VËZHGIM
Mënyra se si shteti kontrollon bizneset pritet të ndryshojë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një model të ri inspektimi, sipas të cilit kontrollet rutinë nuk duhet të zhvillohen më pa paralajmërim, ndërsa inspektorët pritet të pajisen me uniformë dhe kamera inteligjente të trupit. Rama deklaroi se qëllimi i inspektimit nuk duhet të jetë kapja e biznesit në gabim dhe vendosja menjëherë e gjobës, por evidentimi i problemit dhe mundësia që subjekti ta korrigjojë atë. Sipas kryeministrit, gjoba duhet të jetë masa e fundit, ndërsa kontrollet nuk duhet të përdoren si instrument presioni ndaj sipërmarrësve. Një tjetër element i paralajmëruar është përdorimi i kamerave të trupit nga inspektorët, me synimin që veprimet e tyre gjatë kontrollit të jenë të dokumentuara dhe të mbikëqyrshme. Rama u bëri...
Burimi:
ntv.al