Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për “Praninë Besnike”, takimin e deputetëve socialistë me qytetarët, takim i cili do të shërbejë si dëgjesë për të dëgjuar problematikat dhe më pas për adresimin e tyre. Në postimin e tij, Rama shkruan se “Prania Besnike” nuk premton zgjidhje, por zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon. Postimi i Ramës: 👉 SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00. Çdo njësi administrative e Shqipërisë, zonë urbane apo brenda qyteteve më të mëdha, do...