Rama fton magjistratët: Të ulemi në një tryezë pune, kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë për pagat

Rama fton magjistratët: Të ulemi në një tryezë pune, kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë për pagat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e ditëve të fundit për sistemin e pagave të magjistratëve. “Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se...