Rama e Kurti kritikojnë Hagën, BE: Gjykata është e pavarur dhe e paanshme
foto ilustrim: edi rama-albin kurti BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian Dhomat e Specializuara të Kosovës funksionojnë mbi parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë, ndërsa të dënuarit kanë të drejtën të ankimojnë vendimin në shkallën e apelit. Zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Christian Wigand tha se BE-ja e ka marrë në dijeni vendimin e dhënë më 16 shtator. Ai theksoi se proceset gjyqësore zhvillohen mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale dhe se vendimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar. “Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi përmes...
Burimi:
zeri.ai