Rama e caktoi në krye të PS-së së Tiranës/ Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh
Ervin Demo ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku ai dhe Albana Koçiu u caktuan të drejtojnë së bashku strukturat e PS-së në Bashkinë e Tiranës. Përmes një reagimi publik, Demo ka falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Asamblesë për besimin e dhënë, ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e socialistëve ndër vite. Ai bëri të ditur se, së bashku me Koçiun, deputetët e Tiranës dhe strukturat vendore, do të angazhohen për forcimin dhe organizimin e partisë në çdo lagje, njësi administrative dhe fshat të kryeqytetit. Demo theksoi se puna politike duhet të mbështetet te përgjegjësia individuale, bashkëpunimi në ekip dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Sipas tij, prioritet duhet të jenë përmirësimi i shërbimeve publike,...
Burimi:
ntv.al