Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blend Klosi, u shpreh shkurtimisht se dorëheqja e Ramës nuk do të ndodhë, e se është një kërkesë e panegociueshme midis qeverisë dhe studentëve. Klosi theksoi se kjo kërkesë e studentëve nuk mund të bëhet, teksa përmendi si raste protestat nga bashkëmoshatarët e tyre në Francë apo Itali. “Kërkesa e tyre është dorëheqja e qeverisë. Apo jo? Nuk kemi një kërkesë që mund ta negociojmë. Duhet ta dini shumë mirë, si në rastin që kemi parë në protestat në Francë apo në Itali, apo në vende të tjera, një listë me kërkesa. Kur lista e kërkesave është dorëheqja e Ramës, këtë e kam dëgjuar këtu në studio, e kam dëgjuar gjithë ditës, e dëgjova sot nga Sali Berisha në...