Rama: Dokumentet për projektin e Zvërnecit do të bëhen publike, “Pasqyra” do të sjellë transparencë të plotë

Rama: Dokumentet për projektin e Zvërnecit do të bëhen publike, “Pasqyra” do të sjellë transparencë të plotë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në ditët në vijim do të publikohet i gjithë dokumentacioni që lidhet me projektin e shumëdiskutuar në Zvërnec, përmes platformës “Pasqyra”. Sipas Ramës, platforma synon të ofrojë transparencë të plotë mbi procesin dhe dokumentet zyrtare, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet drejtpërdrejt me informacionin e disponueshëm. “Do të ndezim ‘Pasqyrën’ me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe të gjithë procesit, sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumëdiskutuar”, u shpreh Rama. Gjatë deklaratës së tij, kryeministri foli edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e cilësuar këtë një nga pikat e pandryshueshme të axhendës së qeverisë dhe të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian....