Rama dha urdhrin/ ‘Vala’ e shkarkimeve prek edhe Burgjet, Sadleva Bodo dorëhiqet vetëm pas 9-ditësh në detyrë

Rama dha urdhrin/ ‘Vala’ e shkarkimeve prek edhe Burgjet, Sadleva Bodo dorëhiqet vetëm pas 9-ditësh në detyrë

Sadleva Bodo TIRANË-Pasi drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho pohoi nga SPAK se ka dhënë dorëheqjen, një nga të parat që ka dorëzuar largimin është drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo. Kjo e fundit edhe pse vetëm nëntë ditë në detyrë, nuk i ka shpëtuar 'valës' së shkarkimeve të drejtorëve të institucioneve shtetërore.  Mësohet se Bodo është paraqitur mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka dorëzuar dorëheqjen, pas kërkesës së komunikuar nga ministri Toni Gogu. Dorëheqja e saj vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë.  Bodo u emërua më 14 tetor me vendim të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Adriatik Kupin, i cili u larguar pas rreth shtatë muajsh në krye të...