Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)
Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. “Mirëmëngjes”, shkruan Rama krah videos së postuar. Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar. Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit...
Burimi:
javanews.al