Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës
Kryeministri Edi Rama përdori një metaforë familjare për të përshkruar procesin e zgjerimit të BE, gjatë Konferencës Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve europiane. Duke iu referuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, “e cila ka shtatë fëmijë”, Rama e krahasoi BE-në me një familje me shtatë kandidatë për anëtarësim. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë “rreth tavolinës”, ndërsa ajo që përfiton secili duhet të përcaktohet nga merita dhe progresi në procesin e integrimit. “Ka një koiçidencë këtu, 7 fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës. Ajo s’i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje te cepi,...
Burimi:
javanews.al