Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Ballkani Perëndimor mbetet shumë larg Bashkimit Europian në menaxhimin e mbetjeve, pavarësisht investimeve të reja në landfille , impiante riciklimi dhe projekte të ekonomisë qarkulluese. Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi. Në disa vende të rajonit, normat e riciklimit mbeten vetëm në 2-3%, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Edhe Serbia, pavarësisht se ka një sistem më të zhvilluar, ka një normë riciklimi prej vetëm 15.5%. Raporti vëren se gjatë vitit 2025 janë bërë investime të...