RAI: Tirana në flakë, vijojnë përplasjet mes studentëve dhe policisë: Rama, jep dorëheqjen!
RAI: Tirana në flakë, vijojnë përplasjet mes studentëve dhe policisë: Rama, jep dorëheqjen! Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës hyjnë në ditën e 3-të radhazi dhe përhapen në qytete të tjera të vendit. Studentët kundërshtojnë tarifat universitare dhe mungesën e perspektivës për punësim.Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Tiranë, në ditën e 3-të radhazi të protestave studentore, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Sipas raportimeve, tensionet janë përqendruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë shënuar episode dhune edhe gjatë dy ditëve të mëparshme, por edhe në zona të tjera të qendrës së kryeqytetit. Policia i wshtw përgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Disa protestues janë shoqëruar nga policia. Grupe protestuesish, disa prej tyre të maskuar dhe me kapuçë,...
Burimi:
sot.com.al