Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen për Jensen Huang, themeluesin dhe drejtuesin e gjigantit teknologjik Nvidia, pas raportimeve se ai mund të jetë bërë objekt i një operacioni spiunazhi nga Kina. Trump tha se nuk kishte folur me Huang për akuzat, por e cilësoi atë si një person të respektuar dhe vlerësoi kontributin e tij për Shtetet e Bashkuara. “Nuk kam folur me të për këtë çështje. Di vetëm që është një njeri i mirë, por nuk i dihet kurrë se çfarë po ndodh. Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull”. “Unë mendoj se është një njeri i nderuar”, tha presidenti amerikan, duke vlerësuar se Huang “ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin tonë”. I pyetur nëse do ta merrte drejtuesin e Nvidia-s...
Burimi:
javanews.al