Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Gjatë protestës së 127-të kundër Qeverisë, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubime, jo vetëm në mbrëmje para Kryeministrisë, por edhe gjatë seancave parlamentare. “Prandaj ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt, të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në orët e mbrëmjes këtu para Kryeministrisë, por në çdo seancë parlamentare ku deputetët votojnë në ligje që e masakrojnë Shqipërinë”, deklaroi protestuesi. Ai u shpreh gjithashtu se ditën e nesërme priten protesta të tjera, duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe para Kuvendit, gjatë seancës parlamentare. “Nesër do të jetë dhe do të ketë shumë protesta, nga shumë njerëz në shesh dhe para Kuvendit të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bllokojmë...