Qytetarët protestojnë për 92 ditë: Rama qimen e ndërron por zakonin s’e harron, jep dorëheqjen!

Qytetarët protestojnë për 92 ditë: Rama qimen e ndërron por zakonin s’e harron, jep dorëheqjen!

Pas grumbullimit inicial në Sheshin “Skënderbej”, vargu i protestuesve ka nisur zyrtarisht marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë. Me pankarta në duar, bilbila dhe thirrje të pandërprera për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, turmat e qytetarëve po përshkojnë aksin kryesor të kryeqytetit. Në krye të marshimit janë vendosur të rinjtë dhe aktivistët, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë t’i bashkohen lëvizjes përgjatë rrugës. Në një pankartë, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës, duke e cilësuar si mashtrimin dhe propagandën e radhës së kreut të qeverisë. “Ju me mbledhje në Lundër e me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”, thuhet në pankartë. Në një tjetër theksohet se ‘Republika nuk është pronë’, referuar akuzave se kryeministri Rama po e...