“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës që do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave dhe investimeve. “Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Sipas tij, fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve duhet të kthehen në investime për shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë. “Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton...