Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, ka reaguar pas rasteve të shtuara të banorëve që janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Rastet janë konstatuar kryesisht në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, ku qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pas marrjes së serumit dhe trajtimit të nevojshëm, ata janë larguar drejt banesave. Në reagimin e tij, Kaso edhe pse përgjigjja e analizave për cilësinë e ujit ende mungon deklaron se uji që furnizon qytetin është i pastër dhe i sigurt për konsum. “Në këtë moment të ndjeshëm, kur shqetësimi i prindërve është mëse i kuptueshëm dhe mbi të gjitha bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve, dua të flas me përgjegjësi dhe transparencë. Edhe fëmijët e mi rriten...