Qytetarët në ditën e 45-të të protestës: Divjaka bashki!

Qytetarët në ditën e 45-të të protestës: Divjaka bashki!

Protesta në Divjakë kundër projektit për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin e saj në varësi të Lushnjës ka hyrë në ditën e 45-të. Qytetarët kundërshtojnë reformën, duke argumentuar se identiteti, historia dhe demografia e Divjakës justifikojnë ruajtjen e statusit të saj si bashki. Edhe pse numri i protestuesve është i kufizuar, qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën dhe për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë një vendim të marrë paraprakisht nga qeveria. Në përfundim të protestës, qytetarët kanë zhvilluar edhe marshimin tradicional në rrugët e qytetit, me thirrjet ‘Divjaka bashki!’ dhe slogane kundër reformës. Ndërkohë, të hënën, në orën 16:00, komisioni i Këshillit Bashkiak Divjakë dhe përfaqësues të bashkisë do të zhvillojnë një takim të zgjeruar me qytetarët për reformën territoriale. Këshilli Bashkiak...