Quhet Kfor Gashi, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë

Quhet Kfor Gashi, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë

Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të njohura në Kosovë. Kfor Gashi ka lindur në qershor 1999, vetëm katër ditë para se trupat e KFOR-it të hynin në Kosovë më 12 qershor 1999. Sot ai është 27 vjeç. Historia e emrit të tij është po aq e veçantë sa vetë emri. Në një rrëfim të dhënë më herët Gashi kishte treguar se kishte lindur gjatë luftës, ndërsa disa ditë më vonë familja po ndiqte lajmet për hyrjen e trupave të KFOR-it në Kosovë. Sipas tij, familjarët kishin parë ushtarët e KFOR-it dhe helikopterët në televizion, kur njëri prej tyre propozoi që foshnjës t’i vendosej pikërisht emri KFOR. “Unë kam lindur në Kosovë në kohën e luftës, disa ditë para...