“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

Avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza ndaj Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, duke pretenduar se ata janë të lidhur me lëvizjen Antifa dhe se kanë pasur bashkëpunim politik me Sali Berishën. Në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri komentoi protestën dhe hodhi dyshime mbi organizimin dhe qëllimet e saj. Sipas avokatit, para zgjedhjeve të majit, mes drejtuesve politikë ishte diskutuar për ndarjen e posteve në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Sali Berisha. Beqiri pretendoi se Arlind Qori do të merrte postin e zëvendëskryeministrit, Agron Shehaj atë të ministrit të Financave dhe Adriatik Lapaj atë të ministrit të Drejtësisë. Duke folur për protestën, avokati e cilësoi atë si antishqiptare dhe pretendoi se zhvillimet nuk kishin të bënin vetëm me pakënaqësitë qytetare....