QKK emëron tri juritë vlerësuese për konkursin e projekteve filmike 2026
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka emëruar tri juritë vlerësuese që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë projektet e paraqitura në kuadër të thirrjes së hapur për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2026. Juria e parë përbëhet nga Bogdan Muresanu, Ibër Deari, Carmen Gray, Rowan E. Cassidy dhe Fejmi Daut. Kjo juri do të vlerësojë projektet për film të metrazhit të gjatë artistik, filmin e metrazhit të gjatë me buxhet të ulët dhe atë avant-gardë/eksperimental, bashkëprodhimet minoritare për filma të gjatë artistikë e dokumentarë dhe filma të shkurtër artistikë, dokumentarë e të animuar, si dhe projektet për post-produksion të filmave të gjatë artistikë dhe dokumentarë, përcjell KultPlus. Juria e dytë përbëhet nga Doruntina Kastrati, Hanis Bagashov, Driant Zeneli, Valmira Hyseni dhe Veton Nurkollari. Ajo do...
Burimi:
kultplus.com