Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës drejt protestës në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës drejt protestës në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive

Sipas informacioneve nga dega e Partisë Demokratike në Vlorë, qindra qytetarë të qarkut të Vlorës janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga PD-ja në Tiranë. Pjesëmarrës pritet të nisen edhe nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë. Burime nga PD-ja në Vlorë bëjnë me dije se nuk ka një organizim të mirëfilltë me transport të përbashkët, por pjesëmarrësit janë regjistruar më parë në degë dhe më pas janë nisur drejt kryeqytetit, kryesisht me automjete personale. Për personat që nuk kanë pasur mundësi transporti, është bërë koordinimi për t’u bashkuar me mjetet e pjesëmarrësve të tjerë. Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrja nga Vlora rezulton më e lartë krahasuar me protestat e mëparshme. Risi këtë herë është edhe...