Qindra qytetarë në shesh për ish-krerët e UÇK-së, emocionohet Endrit Thaçi (VIDEO)

Qindra qytetarë në shesh për ish-krerët e UÇK-së, emocionohet Endrit Thaçi (VIDEO)

PRISHTINË- Thirrjet “UÇK, UÇK” kanë shoqëruar tubimin e qytetarëve në sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë, ku është mbledhur një numër i madh protestuesish pas vendimeve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.     View this post on Instagram   Mes qytetarëve që ndodhen në shesh është edhe Endrit Thaçi djali i Hashim Thaçit i cili ka përjetuar me emocione momentet teksa ka parë numrin e madh të protestuesve të mbledhur. Protesta është thirrur për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimeve të gjykatës në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, atmosfera është shoqëruar me thirrjet në mbështetje të UÇK-së./ZËRI