Qeveria shqiptare katërfishon pagesat për shërbimin diplomatik! Mungon transparenca e shpenzimeve
Qeveria shqiptare katërfishon pagesat për shërbimin diplomatik 9.2 miliardë lekë për përfaqësitë diplomatike vetëm nga 1 janari deri më 12 nëntor Sipas të dhënave të pagesave të Thesarit, gjatë periudhës nga 1 janari deri më 12 nëntor 2026 janë disbursuar rreth 9.2 miliardë lekë për përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë vendit. Kjo shumë përfaqëson një rritje rreth katërfish krahasuar me vitet që kanë regjistruar vlerat më të larta të pagesave gjatë dekadës së fundit, raporton Piranjat News. Të dhënat historike nga Open Spending Albania tregojnë se në vitet e mëparshme shpenzimet për “Përfaqësitë Diplomatike” (kodi institucional 1015002) lëviznin zakonisht në nivele shumë më të ulëta. Në vitin 2015 u disbursuan rreth 1.57 miliardë lekë, ndërsa në 2017 shuma arriti në rreth 1.66 miliardë lekë – dy...
Burimi:
sot.com.al