Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve
Pas rritjes së lartë të çmimeve të naftës dhe benzinës qeveria miraton vendimin për ringritjen e Bordit të Transparencës së karburanteve. Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të Ministrave, Delina Ibrahimaj tha se arsyeja e ringritjes së bordit është me qëllim aktivizimin e masës për uljen e akcizës. Për shkak të rritjes së çmimeve, më 3 prill qeveria miratoi Akti Normativ për uljen e akcizës me 20% nëse çmimi i naftës me pakicë kalonte nivelin 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër. Por Ministria e Financave shpjegoi më herët për Monitor se vendimmarrja për aplikimin e uljes së akcizës lidhej me funksionimin dhe vendimin e Bordit. Pas stabilizimit të çmimeve prej disa javësh Bordi i Transparencës nuk...
Burimi:
syri.net