Qeveria redukton TVSH-në, por sa do të ulen çmimet e ushqimeve? Ibrahimaj: Po bëjmë kontrolle

Qeveria redukton TVSH-në, por sa do të ulen çmimet e ushqimeve? Ibrahimaj: Po bëjmë kontrolle

Nga janari i vitit 2027, 54 produkte ushqimore pritet të përfitojnë nga ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), nga 20% në 6%. Por për të garantuar që kjo masë të reflektohet realisht në faturën e konsumatorëve, qeveria ka nisur monitorimin e çmimeve në të gjitha hallkat e zinxhirit tregtar. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se kontrolli do të mbështetet te platforma “Pasqyra e Çmimeve”, përmes së cilës autoritetet mund të ndjekin ndryshimet e çmimeve që nga furnizimi dhe importi, deri te shitja përfundimtare. Sipas ministres, synimi është të identifikohen hallkat ku aplikohen marzhe më të larta fitimi apo ku krijohen kosto shtesë, të cilat mund të ndikojnë në çmimin që paguan konsumatori. “Platforma pikërisht synon të bëjë transparencë në çmimet...