Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria po përgatit rregulla të reja për largimin nga qarkullimi dhe grumbullimin e automjeteve të vjetra, të braktisura apo të dala jashtë përdorimit. Bashkitë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të angazhohen në identifikimin dhe heqjen e mjeteve të braktisura, ndërsa qytetarët do të mund t’i dorëzojnë falas makinat e tyre për shkatërrim pranë operatorëve të autorizuar. Megjithatë, nisma nuk shoqërohet me politika financiare për të nxitur blerjen e automjeteve të reja. Projektvendimi i siguruar dhe analizuar nga VNA, së bashku me relacionin shpjegues të Ministrisë së Mjedisit, parashikon ndryshime në mënyrën e grumbullimit, trajtimit dhe çregjistrimit përfundimtar të automjeteve që kanë arritur në fund të jetës. Sipas nenit 9 të projektvendimit, “Bashkia, në bashkëpunim me strukturën e Policisë së Shtetit përgjegjëse për qarkullimin...