Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet e PPP-të, shfuqizohet vendimi i 2013-ës
Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë. Sipas draftvendimit të Këshillit të Ministrave miratuar këtë të mërkurë, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e vendimit për të miratuar dokumentet standarde të koncesionit dhe PPP-ve dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik. Drafti parashikon gjithashtu që agjencia të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u përdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë...
Burimi:
syri.net