Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023 ‘Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje’”. Nisma e re ligjore, e propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, sjell një riorganizim të plotë institucional duke i kaluar kompetencat kryesore te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Ndryshimet synojnë thjeshtimin e procedurave administrative për përfundimin e ndërtimeve të lëna përgjysmë, mbrojtjen e personave të tretë që kanë porositur njësi banimi, si dhe përdorimin e sipërfaqeve të konfiskuara për strehim social apo interes publik. Roli i ri i AAPSK-së dhe krijimi i Fondit të Dedikuar Sipas draftit të ri,...