Qeveria më jetëgjatë që prej Luftës së Dytë Botërore në Itali, Rama uron Melonin: Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin
Giorgia Meloni ka arritur atë që pothuajse çdo kryeministër italian që nga Lufta e Dytë Botërore ka dështuar ta bëjë: të qëndrojë gjatë në pushtet. Të premten, qeveria e drejtuar nga Meloni shënoi 1,413 ditë radhazi në detyrë, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane, pas regjimit të Benito Mussolinit, diktatorit fashist të Italisë. Në këtë ditë historike për qeverinë italiane, kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një videoje homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për rekordin e arritur dhe qëndrueshmërinë e qeverisë së saj. “Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama. Në mesazhin e tij, Rama e ka...
Burimi:
vizionplus.tv