Qeveria më jetëgjatë në detyrë, Rama uron ‘motrën’ Meloni: Tani të ka mbetur të thyesh rekordin tim
Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgjatë që ka qëndruar në detyrë. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se pas 1,413 ditësh në detyrë, ‘motra’ e tij Meloni bëhet kryeministrja që ka drejtuar qeverinë më jetëgjate në Itali. “Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama. Gjatë mesazhit të urimit, Rama i propozoi asaj një sfidë tjetër, që të thyente rekordin që ka vendosur vetë Rama që drejton një qeveri që vijon prej 13 vitesh në detyrë. “Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”, përfundon Rama. “Giorgia, po lexoj...
Burimi:
gijotina.com