Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara
Qeveria ka vendosur krijimin e një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar në Prokurori ose nën hetim për vepra penale të lidhura me dhunën në protesta, grumbullimeve dhe manifestimeve publike. Vendimi parashikon gjithashtu mundësinë e refuzimit administrativ të daljes nga Shqipëria, si dhe njoftimin e strukturave akomoduese private për personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe do të përmbajë të dhënat e personave të identifikuar në materialet e referuara nga policia në Prokurori, për të cilët dokumentohen veprime konkrete të dhunshme. Nga ana tjetër, qeveria ka miratuar dy akte normative që parashikojnë kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga aktet e dhunshme gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 22 tetor...
Burimi:
kohajone.com