Qeveria franceze rrit pagën minimale, mbi 1500 euro nga dhjetori

Qeveria franceze rrit pagën minimale, mbi 1500 euro nga dhjetori

Qeveria franceze ka njoftuar rritjen e pagës minimale me 1,6%, duke e çuar atë në rreth 1 502 euro neto në muaj, nga 1 dhjetori 2026. Me këtë vendim, punonjësit që paguhen me pagën minimale do të përfitojnë rreth 24 euro më shumë në muaj. Ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, bëri të ditur se rritja do të zbatohet një muaj më herët se afati i zakonshëm, pasi rivlerësimi ishte parashikuar për janar 2027. Sipas tij, paga minimale do të ketë shënuar një rritje totale prej 5,3% gjatë vitit 2026. Megjithatë, vendimi është kundërshtuar nga sindikatat, të cilat e konsiderojnë rritjen të pamjaftueshme përballë kostos së jetesës. CGT kishte kërkuar një rritje prej 10%, ndërsa CFDT kishte propozuar një shtesë prej 100 eurosh në muaj.