Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!

Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të vitit 2026, niveli më i lartë pas 90’s, duke devijuar tërësisht nga programi i planifikuar. Sipas ndryshimeve në mes të vitit balanca buxhetore në fund të 9 mujorit duhet të ishte pozitive 25.4 miliardë lekë, por realizimi faktik tregon një suficit rreth 45 miliardë lekë mbi nivelin e planifikuar ose 175 për qind më shumë se plani, kryesisht për shkak të shpenzimeve të parealizuara. Diferenca e madhe mes suficitit të planifikuar dhe atij faktik shpjegohet pothuajse tërësisht nga mosrealizimi i shpenzimeve. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rreth 95% e tejkalimit të suficitit erdhi nga fondet e pashpenzuara kundrejt planit dhe vetëm 5% nga...