Qeveria e Mehdi Frashërit, kabineti që premtoi reforma liberale në vend
91 vjet më parë u krijua qeveria e kryesuar prej Mehdi Frashërit. Emërimi i Mehdi Frashërit në postin e kryeministrit të Shqipërisë prej Mbretit Zog u mirëprit në shtypin e kohës, pasi ekzekutivi i ri premtonte përmbushjen e një programi reformash liberale. Kabineti i tij përbëhej nga personalitete me një edukim elitar në universitetet e Perëndimit. Krahas detyrës së kryeministrit, Mehdi Frashëri mbante edhe rolin e ministrit të Drejtësisë. Në përbërje të kabinetit ishin: Fuat Asllani, ministri i Punëve të Jashtme, Et’hem Toto, ministri i Punëve të Brendshme, Rrok Gera, ministri i Financave, Nush Bushati, ministri i Arsimit, Ndoc Naraçi, ministri i Punëve Botore dhe Dhimitër Berati, ministri i Ekonomisë Kombëtare. Ky formacion politik që do të qeveriste deri më 7 nëntor 1936, shpalosi një...
Burimi:
kultplus.com