Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka prezantuar modelin e ri të rritjes së pagave, të pagëzuar “Euro Model”, i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2027. Sipas Spajić, reforma parashikon rritje të ndjeshme të pagave minimale, në varësi të nivelit të arsimit. Punonjësit me arsim fillor ose më të ulët do të kenë një pagë minimale neto prej 1,000 eurosh, ata me arsim të mesëm të paktën 1,250 euro, ndërsa për punonjësit me arsim të lartë paga minimale neto do të arrijë në 1,400 euro në muaj. Kryeministri tha se ndryshimet ligjore të miratuara nga qeveria krijojnë bazën për zbatimin e modelit të ri të llogaritjes së pagave duke nisur nga viti i ardhshëm. Sipas Spajić, reforma nuk do...
Burimi:
javanews.al