Qeveria britanike kundër Manchester City: Mund të përjashtohet nga Premier League

Qeveria britanike kundër Manchester City: Mund të përjashtohet nga Premier League

30 Shtator 2026 14:26 Alfred Lleshi Vendimi i Premier League për ta shpallur Manchester City përgjegjës për parregullsitë financiare të hetuara prej vitesh ka sjellë edhe reagimin e qeverisë britanike. Lisa Nandy, ministre e Sportit, e cilësoi të martën çështjen si “jashtëzakonisht serioze” dhe theksoi pasojat e rëndësishme që mund të ketë për klubin nëse akuzat konfirmohen pas procesit të apelimit. Në një deklaratë për BBC, Nandy nënvizoi rëndësinë e komunikatës së Premier League, duke kujtuar se Manchester City ka ende të drejtën të apelojë: “Është një çështje jashtëzakonisht serioze. Komunikata e Premier League është shumë e prerë, megjithëse Manchester City ka të drejtën të apelojë”. Ministrja shmangu një qëndrim përpara përfundimit të procesit: “Nuk dua të paraprij asnjë proces apelimi dhe ata kanë të drejtën...