Qeveria bllokoi pagat/ Gjyqtarët dhe prokurorët: Situatë e paprecedentë, të ndërhyjë Ministria e Financave!
Një situatë e paprecedentë ka përfshirë sistemin e drejtësisë në vend, ku pagat e magjistratëve, funksionarëve dhe personelit të administratës gjyqësore e asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen nga Drejtoria e Thesarit. Përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar sot, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për këtë bllokim financiar që cenon funksionimin e institucioneve. Kjo përplasje vjen pas përfundimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese (Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026), sipas të cilit, nga data 1 gusht 2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së re, me efekt prapaveprues edhe për periudhën prill 2023 – korrik 2026. Në zbatim të këtij detyrimi, Këshilli i Lartë...
Burimi:
gijotina.com