Qendra e re Multifunksionale në Bylis–Klos pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm

Qendra e re Multifunksionale në Bylis–Klos pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm

Ndërtimi i Qendrës së re Multifunksionale në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos po avancon, ndërsa përfundimi i saj pritet brenda vitit të ardhshëm. Projekti synon të përmirësojë shërbimet për vizitorët dhe të krijojë hapësira të reja për promovimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se punimet kanë hyrë në fazën e armaturës dhe ngritjes së karabinasë, duke shënuar përparim në ndërtimin e strukturës së qendrës. Para fillimit të punimeve ndërtimore, në zonën ku po realizohet projekti janë kryer edhe sondazhe arkeologjike, gjatë të cilave janë identifikuar dhe dokumentuar rreth 60 struktura funerare. Gjetjet kanë sjellë të dhëna të reja për historinë e sitit arkeologjik, ndërsa ndërhyrjet janë zhvilluar duke respektuar trashëgiminë e zbuluar. Qendra...