“Qelbësirllëku ushqehet me të pavërtetën”- Aktivistja u arrestua pas denoncimit të saj? Reagon Iris Luarasi: ‘Fake news’ dhe manipulim i shëmtuar, s’ka lidhje me mua
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të pavërtetë, sipas të cilit një aktiviste e protestës u shoqërua në polici mbrëmjen e së martës (8 shtator), pas një denoncimi të ligjvënëses. Luarasi e cilëson këtë pretendim “fake news” dhe thotë se shoqërimi lidhej me një tjetër incident, konkretisht me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së tij. “Protestuesja është shoqëruar në komisariat lidhur me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së tij dhe s’ka lidhje fare me mua”, shkruan Luarasi. Ajo shton se deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor ndaj personave që e kanë denigruar një ditë më parë, ndërsa akuzon disa media dhe faqe...
Burimi:
javanews.al