Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Elbasanit duke transportuar një pistoletë me municion, me motomjet. “Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë. Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas,...