Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Një samit i përbashkët mes Vladimir Putin, Donald Trump dhe Xi Jinping mund të jetë në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare.Kremlini ka konfirmuar se mundësia e zhvillimit të një takimi trepalësh mes presidentëve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është diskutuar dhe mund të marrë formë në muajt e ardhshëm, shkruajnë mediat. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se kjo çështje ishte një nga temat kryesore pas bisedës telefonike të zhvilluar të martën, më 8 shtator, mes Vladimir Putin dhe Donald Trump. Sipas Kremlinit, dy presidentët diskutuan mundësinë e zhvillimit të një takimi të përbashkët me presidentin kinez Xi Jinping në kuadër të samiti të APEC-ut, i cili është planifikuar të zhvillohet më 18 dhe 19 nëntor në Kinë. Nëse realizohet, një takim i tillë...