PUTIN PRET TE GABOJME/ EKSPERTET NE SHBA THIRRJE PENTAGONIT PER KOSOVEN: MOS I JEPNI MOSKES FITORE
Dy ekspertë amerikanë të sigurisë i kanë bërë thirrje Pentagonit dhe administratës së SHBA-së që të mos tërheqin trupat amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, duke paralajmëruar se një vendim i tillë do të dëmtonte sigurinë në Ballkan dhe do t’i shërbente interesave strategjike të Moskës. Në një artikull të publikuar në median amerikane të specializuar për çështjet e mbrojtjes, Defense One, Mark Montgomery dhe Ivana Stradner argumentojnë se prania e rreth 600 ushtarëve amerikanë në Kosovë është një investim i vogël në aspektin financiar, por me rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Sipas ekspertëve, në një kohë kur Uashingtoni po rishikon vendosjen e forcave amerikane në Evropë dhe po shqyrton mundësinë e shkurtimeve, KFOR-i duhet të mbetet jashtë...
Burimi:
ntv.al